TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Monedha vendase, leku forcoi pozitat këtë të hënë në kursin e këmbimit me monedhat e huaja.
Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë tregojnë se euroja dhe dollari u zhvlerësuan repsektivisht me 0.45 dhe 0.63 lekë. Kështu një dollar u këmbye këtë fillimjavë me 99.68 lekë, ndërsa një euro me 106.87 lekë.
Poundi britanik humbi 0.33 pikë duke u këmbyer me 124.85 lekë, ndërsa franga zvicerane u këmbye me 111.79 lekë ose 0.67 lekë më pak se në fundjavë.
| Monedha kryesore | Lekë për njësi të monedhës së huaj | |||
|---|---|---|---|---|
| Dollar amerikan | USD | 99.68 | -0.63 | |
| Euro | EUR | 106.87 | -0.45 | |
| Poundi Britanik | GBP | 124.85 | -0.33 | |
| Franga Zvicerane | CHF | 111.79 | -0.67 | |
| Jeni Japonez (100) | JPY | 68.08 | -0.03 | |
| Dollari Australian | AUD | 64.14 | 0.00 | |
| Dollari Kanadez | CAD | 73.32 | -0.07 | |
| Korona Suedeze | SEK | 9.00 | 0.00 | |
| Korona Norvegjeze | NOK | 9.36 | -0.04 | |
| Korona Daneze | DKK | 14.33 | -0.06 | |
| SDR | SDR | 131.56 | -0.86 | |
| Ari (OZ 1) | XAU | 191980.06 | -1,121.67 | |
| Argjendi (OZ 1) | XAG | 2306.50 | -2.78 | |
| Juani Kinez (onshore) | CNY | 13.67 | -0.01 | |
| Juani Kinez (offshore) | CNH | 13.64 | -0.02 | |
| Lira Turke | TRY | 3.71 | -0.03 | |
/r.e/























