Ballina Flash

Fuoristrada përplas automjetin e policisë, lëndohen dy efektivë

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ Policia e Fierit njofton se, në qytetin e Fierit një fuoristradë e tipit “Land Rover”, ka goditur një automjet policie, duke e dërguar atë jashtë rruge. Për pasojë, nga aksidenti u lënduan dy punonjësit e policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e dinamikës së plotë të aksidentit.

“Rreth orës 16:50, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Frakull e Madhe, automjeti tip “Land Rover” me drejtues shtetasin S. B. është përplasur me automjetin e Policisë tip “Skoda”, me drejtues punonjësin e Policisë H. K.  Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar punonjësit e Policisë H. K., E. Gj. dhe G. S., të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, njofton Policia e Fierit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPrag Rumania/ Trajneri Bushi: Respekt për kundërshtarin, por ne duam tre pikë nesër në ‘Elbasan Arena’
Artikulli tjetërKrifca: Privilegj të isha Ministër i Bujqësisë, mirënjohëse ndaj Kryeministrit Rama