Ballina Bota

SOFT NEWS – Scholz: Të gjithë më thanë se dukesha bukur si… pirat!

NJU DELHI, 10 shtator /ATSH-DPA/ – Para pak ditësh, kancelari gjerman, Olaf Scholz vendosi një maskë piratësh me një sy për të mbuluar plagët në fytyrën e tij, pas një aksidenti.

Kjo tërhoqi vëmendjen edhe në samitin e G20-s.

“Të gjithë më thanë se dukej mjaft mirë”, tha ai në një intervistë në ”Welt TV”.

“Shumica e njerëzve ishin shumë mbështetës dhe dëshironin që unë të shërohesha së shpejti”, shtoi ai.

Në një intervistë me transmetuesin gjerman ”ProSiebenSat.1”, Scholz tha se do ta hiqte maskën e syve fundjavën e ardhshme.

Mediat indiane gjithashtu raportuan gjerësisht për pamjen pirate të kancelarit gjatë takimit.

65-vjeçari u rrëzua duke vrapuar një javë më parë.

Aksidenti thuhet se ka ndodhur në Potsdam, jashtë Berlinit.

”Scholz u pengua, nuk mundi ta mbante veten në kohë dhe për këtë arsye ra me fytyrë”, shkruante në atë kohë gazeta me qarkullim masiv ”Bild”.

Ai shoqërohet gjithmonë nga truproja gjatë vrapimit, të cilët kanë mundur ta ndihmojnë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Rruga Ersekë- Leskovik drejt përfundimit, ofron një nga peizazhet më të bukura të natyrës
Artikulli tjetërZyra e Komisionerit në Panairin “InnFest 2023”