TIRANË, 8 shtator /ATSH/ Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, eksportet e prodhimeve bujqësore shqiptare kanë ardhur duke u rritur, ku kultura e domates vijon të mbajë vendin e parë.
Në gjysmën e parë të vitit janë eksportuar 39,5 mijë tonë domate, në vendet e rajonit dhe më tej në Evropë.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) përmes programit IPARD II ka mbështetur sektorin e kultivimit të frutave dhe perimeve në vend, me qëllim rritjen e rendimentit dhe standardeve, për konsumatorët vendas dhe eksport, ku janë nënshkruar 281 kontrata, me një vlerë granti prej 44,1 milionë euro.

/r.e/






















