Ballina Flash

INSTAT, bashkëpunim me bashkinë e Memaliaj për realizimin e censit të popullsisë

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Bashkia e Memaliajt, në kuadër të Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023, zhvilloi sot mbledhjen e parë të Komisionit të Censit në nivel bashkie me pjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit përfaqësues të pushtetit vendor, policisë së shtetit dhe INSTAT.

Mbledhja u kryesua nga kryebashkiaku Albert Malaj në cilësinë edhe të kryetarit të komisionit të censit.

Në fjalën e tij kryetari shprehu gatishmëri dhe mbështetje të plotë për çdo nevojë dhe problematikë që grupi i punës mund të ketë në terren, ndërsa kërkoi vendosjen e një bashkëpunimi të ngushtë institucional për realizimin me sukses të censit i cili pritet të nisë më 18 shtator.

Nga ana e saj, përfaqësuesja e INSTAT, Xhuliana Muço informoi më tej mbi objektivat e Strategjisë së Censit, planin e aktiviteteve, si dhe burimet njerëzore në funksion të zbatimit të Censit.

Censi i Popullsisë dhe Banesave do të ndjekë metodën universale të numërimit të drejtpërdrejtë bazuar në operacionet në terren me intervistimim e pyetësorëve nga anketuesit, duke përdorur metoda të reja për mbledhjen e të dhënave.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTentoi të korruptonte punonjësin e Policisë, arrestohet drejtuesi i mjetit
Artikulli tjetërMuzhaqi: Kodimi së shpejti edhe në shkollat jopublike