Ballina Aktualitet

Mesazhe në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës

TIRANË, 5 shtator/ATSH/ Ministrat e kabinetit qeveritar përkujtuan sot Nënë Terezën në Ditën e Shenjtërimit të saj.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi shkroi në rrjetet sociale se, “në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, nderojmë dhe përulemi përpara gruas së jashtëzakonshme që shndërroi botën me dashurinë, përkushtimin dhe humanizmin e saj të pafundëm”.

“Shembulli i saj i mirësisë, qoftë shembulli më i mirë i frymëzimit për të gjithë ne”, theksoi ai.

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti përkujtoi sot Nënë Terezën në Ditën e Shenjtërimit të saj.

“I falemi sot Nënë Terezës, shqiptares sonë të madhe, që çdo ditë na mëkon me mesazhin e çmuar të dashurisë për tjetrin!

“Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri”, thotë Shën Nënë Tereza”, u shpreh ajo.

Edhe ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja përkujtoi sot Nënë Terezën në Ditën e Shenjtërimit të saj

“Gëzuar 7-vjetorin e Shenjtërimit të shqiptares së Mrekullive Nënë Terezës!”, shkroi ai në rrjetet sociale.

Edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro përkujtoi sot Nënë Terezën.

“Njeriu shpesh është i pakuptueshëm, spontan, vetanak.
E ç’rëndësi ka, duaje!
Nëse mirë bën, do të thotë se plotësohet qëllimi i vetes.
E ç’rëndësi ka, bëj mirë!
Nëse do të jeni të suksesshëm, miq të rremë do të gjeni dhe armiq të vërtetë.
E ç’rëndësi ka, vazhdo!
E mira që bën do të harrohet nesër.
E ç’rëndësi ka, qofsh i kthjellët!
Sinqeriteti dhe nderi do të bëjnë të plagosesh kollaj.
E ç’rëndësi ka, krijo!
Le të shembet natën befas ajo që ke ngritur me vite.
E ç’rëndësi ka, ndërto përsëri.
Le të mos kënaqen njerëzit kur u gjendesh pranë.
E ç’rëndësi ka, ndihmoji!
Nënë Tereza, në Ditën e Shenjtërimit”, shkroi Kumbaro në rrjetet sociale.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKisha e Labovës së Kryqit, dilemat mbi periudhën e ndërtimit
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Bota kremton jetën dhe punën e jashtëzakonshme të Nënë Terezës