Ballina Aktualitet

Bledi Çuçi, kryetar i grupit parlamentar të PS-së

TIRANË, 4 shtator/ ATSH/ Ish-ministri i Brendshëm Bledi Çuçi do të drejtojë grupin parlamentar të Partisë Socialiste.

Vendimi i PS-së është njoftuar gjatë seancës së sotme plenare të Kuvendit që hapi dhe sesionin e ri parlamentar.

Vendimi për Çuçin si kryetar i grupit parlamentar të PS-së u mor nga Asambleja e Partisë Socialiste e mbajtur në korrik dhe sot ai ka marrë miratimin e deputetëve socialistë në mbledhjen e grupit parlamentar.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLulzim Basha, kryetar i grupit parlamentar të PD-së
Artikulli tjetërManastirliu: Amora fiton betejën për jetën, pas 60 ditësh në terapi intensive