Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/9/2023

XHAKARTA (Indonezi) – Samiti i krerëve të shteteve dhe qeverive të ASEAN-it.
NIKOSIA (Qipro) – Samiti i liderëve të Izraelit, Greqisë dhe Qipros.
BARCELONË (Spanjë) – Manifestim mbështetjeje për Jenni Hermoso, futbollisten e puthur me forcë nga shefi i Federatës Spanjolle të Futbollit.
SCY-CHAZELLES (Francë) – 60-vjetori i vdekjes së Robert Schuman, një prej “baballarëve” të Bashkimit Evropian.
CHAMONIX (Francë) – Mbyllja totale e tunelit Mont-Blanc për punime të mëdha rinovimi.
STOKHOLM (Suedi) – Gjyqi i ruso-suedezit Sergei Skvortsov i akuzuar për spiunazh në favor të Rusisë.
PARIS (Francë) – Konferencë për shtyp e Agjencisë Evropiane të Hapësirës mbi orarin dhe testet e ”Ariane 6”.
GJENEVË (Zvicër) – Organizata Botërore Meteorologjike prezanton raportin e saj vjetor mbi gjendjen e klimës në Afrikë.
MENLO PARK (SHBA) – 25-vjetori i themelimit të Google.
NAIROBI (Kenia) – Samiti Afrikan i Veprimit Klimatik./ a.jor.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e hënë, 4 shtator 2023
Artikulli tjetër“BuzzFeed”: Shqipëria mes destinacioneve të konsideruara perla të fshehura