Ballina Flash

Parashikimi i motit, e hënë, 4 shtator 2023

TIRANE, 4 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare të cilat në relievet malore në lindje dhe në zonën e jugut hera-herës do të jenë deri të dendura. Vranësirat e dendura në relievet malore në lindje dhe zonën e jugut do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar. Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave ndërsa në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 3-10m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare era tepër intensive fiton shpejtësi deri në 15-22m/sek. Erë problematike përgjatë vijës bregdtetare dhe lugina. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/31 Diell re
Kukës 14/27 Re shi diell
Lezhë 17/30 Diell re
Dibër 13/28 Re shi diell
Durrës 18/31 Diell re
Tiranë 19/31 Diell re shi
Elbasan 18/30 Diell re shi
Berat 16/31 Diell re shi
Vlorë 18/29 Diell re shi
Korcë 13/24 Re shi diell
Gjirokastër 14/27 Diell re shi
Sarandë 18/29 Diell re shi

 

 

                                                               

                 

          

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan fotoalbumin e javës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/9/2023