Ballina Flash

Parashikimi i motit, 3 shtator 2023

TIRANË, 3 shtator/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e diel vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët me zhvillim të vranësirave në orët e mesditës, më të theksuara përgjatë relieveve kodrinore-malore. Në relievet e larta malore në orët e mbrëmjes parashikohet reshje të pakta shiu.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-8m/s. Përgjatë luginave dhe vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 11-14m/sek.Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell re
Kukës 17/31 Diell re
Lezhë 18/32 Diell re
Dibër 15/31 Diell re
Durrës 20/34 Diell re
Tiranë 21/34 Diell re
Elbasan 19/33 Diell re
Berat 18/34 Diell re
Vlorë 20/33 Diell re
Korçë 15/29 Diell re
Gjirokastër 16/34 Diell re
Sarandë 19/33 Diell re

 

                          

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMM: Shpëtohet një mjet lundrues turk me dy persona në bord, pas një avarie afër Divjakës
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 03/9/2023