Ballina Bota

JOHANESBURG – Të paktën 74 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur prej zjarrit në një ndërtesë

JOHANESBURG, 31 gusht /ATSH-DPA/ – Të paktën 74 persona kanë vdekur në një zjarr që shkatërroi një ndërtesë pesëkatëshe në qytetin e Afrikës së Jugut të Johanesburgut,deklaruan autoritetet lokale.

Dymbëdhjetë fëmijë janë në mesin e të vrarëve, thanë zyrtarët pasi mbaruan përpjekjet e shpëtimit.

Të paktën 52 persona të tjerë u plagosën, shkroi Robert Mulaudzi, një zëdhënës i shërbimit lokal të shpëtimit, në platformën X.

Dhjetra banorë ishin evakuuar. Nuk dihet se sa persona ndodheshin në ndërtesë në momentin e rënies së zjarrit.

Mulaudzi tha se ”viktima më e re ishte 18 muajshe dhe foli për një ditë shumë të trishtuar”.  /os/


Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Partizani” eliminohet nga Conference League
Artikulli tjetërRomelu Lukaku huazohet tek Roma për një sezon