Ballina Flash

SOFT NEWS – Majmunët shqetësojnë … G20?!

NJU DELHI, 30 gusht /ATSH-AA/ – Para Samitit të Liderëve të G20 që do të mbahet në Indi më 9-10 shtator, në New Delhi u morën disa masa për të mbajtur majmunët larg vizitorëve dhe vendeve që do të përdoren gjatë samitit.

Sipas lajmit të BBC-së, zyrtarët lokalë kanë bërë planifikime për të parandaluar dëmet që majmunët mund të shkaktojnë ndaj vizitorëve dhe vendeve që do të përdoren gjatë Samitit të G20.

Zyrtarët thanë se një nga masat për të trembur majmunët është përgatitja e prerjeve të kartonit në përmasat reale të majmunëve “gri langur” dhe se kartonët krahas hoteleve ku do të qëndrojnë delegatët pjesëmarrës në samit do të varen edhe në vende ku shihen shpesh majmunët.

Po ashtu zyrtarët njoftuan se për të trembur majmunët do të angazhohen edhe 30 deri në 40 persona të trajnuar të cilët mund të imitojnë tingujt që nxjerrin langurët.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak7-mujori, kreditimi nga bankat në nivelin më të lartë në 8-të vitet e fundit
Artikulli tjetërRama: Avancojnë punimet në tre lote të rrugës Qukës-Qafë Plloçë