Ballina Flash

Parashikimi i motit për ditën e martë, ulje temperaturash dhe reshje shiu

TIRANË, 29 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të kalimit të një fronti të ftohtë shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet në orët e para të 24-orëshit me vranësira të dendura dhe reshje shiu të herëpashershme të cilat përgjatë ultësirës perëndimore do të jenë me intensitet mesatar deri dhe të lartë. Këto reshje do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive dhe lokalisht të rrëmbyeshme në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Më pas duke filluar kryesisht nga orët e mesditës mot kryesisht me diell, por edhe alternime vranësirash kalimtare të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta. Në orët e vona të mbrëmjes në zonën e veriperëndimit, parashikohet mot përsëri me vranësira të dendura e reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-10m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era tepër intensive dhe shpejtësi 12-18m/sek. Lokalisht parashikohet erë problematike.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-5 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/34 Re shi / diell
Kukës 17/33 Re shi / diell
Lezhë 18/33 Re shi / diell
Dibër 17/35 Re shi / diell
Durrës 20/34 Re shi / diell
Tiranë 22/34 Re shi / diell
Elbasan 20/34 Re shi / diell
Berat 17/35 Re shi / diell
Vlorë 20/32 Re shi / diell
Korçë 16/30 Re shi / diell
Gjirokastër 14/33 Re shi / diell
Sarandë 18/33 Re shi / diell

 

           

                         

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Çelik: Erdogan “së shpejti” do të vizitojë Rusinë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/8/2023