Ballina Flash

Dy ditë plot aktivitete kulturore në Lin të Pogradecit

Processed by: Helicon Filter;

TIRANË, 24 gusht/ATSH/  “Rijetojmë trashëgiminë tonë”, eshte një aktivitet kulturor i cili do të zhvillohet sot dhe nesër në Lin të Pogradecit.

Ky aktivitet do të zhvillohet gjatë ditës në fshatin turistik Lin dhe në mbrëmje në orën 19:30 tek Mozaiku Paleokristian, 20 km larg qytetit të Pogradecit.

Prefekti i Qarkut Korçë, Nertil Jole tha se, ky aktivitet i bukur ka për qëllim evidentimin e vlerave etno-kulturore dhe prezantimin e tyre para turistëve të huaj, por edhe qytetarëve shqiptarë që vizitojnë Pogradecin në këte sezon veror.

Vizitorëve do t’iu ofrohet muzikë, kulinari, etnografi, artizanë, sfilatë slow fashion, guida turistike profesionale në fshat dhe tek Mozaiku Paleokristian.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Zelensky: Ukraina nuk ka asnjë lidhje me rrëzimin e avionit ku ndodhej Prigozhin
Artikulli tjetërZgjedhjet e pjesshme për kryetarin e bashkisë Kukës, KZAZ mblidhet në 25 gusht