UASHINGTON, 23 gusht /ATSH-AA/ – Departamenti Amerikan i Shtetit, miratoi shitjen ndaj Polonisë të helikopterëve ”Apache” dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliard dollarë.
Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia Amerikane për Bashkëpunim për Sigurinë e Mbrojtjes, thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit miratoi shitjen e 96 helikopterëve ”AH-64E Apache” dhe pajisjeve përkatëse të tyre me vlerë 12 miliardë dollarë ndaj Polonisë.
Po ashtu në deklaratë njoftohet se Kongresit i është dërguar një njoftim lidhur me shitjen.
Miratimet e shitjes së armëve nga Departamenti amerikan i Shtetit, nënkuptojnë vetëm se kjo nuk përbën shqetësim për administratën amerikane.
Nëse Kongresi Amerikan nuk kundërshton vendimin e Departamentit brenda 30 ditëve pune, administrata fillon negociatat me vendin ku miratohet shitja për përmbajtjen e paketës së shitjes.
Në fund të këtyre bisedimeve, SHBA-ja i ofron atij shteti një letër ofertë.
Nëse oferta merr përgjigje pozitive, atëherë realizohet procesi i furnizimit./ /os/











