Ballina Bota

BRAZIL – Lula propozon monedhën e përbashkët alternative për BRICS

BRAZILIA, 21 gusht /ATSH-ANSA/ – Presidenti brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, do të propozojë përdorimin e një monedhe të përbashkët midis vendeve anëtare të BRICS (Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut) në takimin e tyre vjetor, në Johannesburg nga nesër deri më 24 gusht.

“Kjo monedhë do të lejojë më shumë tregti midis vendeve si Brazili dhe Afrika e Jugut pa u varur nga monedha e një vendi të tretë”, tha udhëheqësi progresiv, duke iu referuar dollarit.

“Bashkëpunimi midis vendeve të hemisferës jugore është thelbësor për trajtimin e pabarazive, krizës klimatike dhe për një botë më të ekuilibruar dhe të barabartë”, shtoi Lula, i cili do të donte të përfshinte Arabinë Saudite dhe Argjentinën në BRICS, mes kombeve të tjera, duke u shprehur gjithashtu në favor të hyrjes së Iranit në grupimin e ekonomive botërore. //a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOPENHAGË – Ministri danez: Kievi mund të përdorë avionët F-16 vetëm në territorin e tij
Artikulli tjetërGJERMANI – Habeck: Mbikëqyrje të rreptë ndaj investimeve kineze