Ballina Bota

METEO – Gjermania jugore përfshihet nga stuhi të forta

MYNIH, 18 gusht /ATSH-DPA/ – Disa pjesë të Gjermanisë jugore u përfshinë dje në mbrëmje nga stuhi të forta që cuan në rënien e pemëve dhe plagosjen e disa personave.

Reshjet përmbytën bodrumet dhe sistemet e tranzitit nëntokësor në rajonin e Franconisë në veriperëndim të Bavarisë.

Autoritetet thanë se ekuipazhet e emergjencës iu përgjigjën qindra thirrjeve gjatë gjithë natës.

Një vozitës në anën austriake të liqenit të Konstancës, që ndodhet në kufirin gjerman, u zhduk gjatë stuhisë.

Policia rifilloi dje kërkimet për të riun, i cili thuhet se u hodh të enjten larg liqenit me varkën e tij, për shkak të erërave të fuqishme.

Shërbimet e urgjencës kontrolluan dje në mbrëmje liqenin me disa varka dhe një helikopter, por i ndalën përpjekjet për shkak të errësirës.

Në Gjermani, një 71-vjeçar u plagos rëndë pasi një pemë ra sipër makinës së tij në qytetin Thurnau, rreth 15 kilometra larg Bayreuth.

Në Weissenburg-Gunzenhausen, tre persona, përfshirë një foshnjë 3-muajshe, u dërguan në spital pasi erërat rrëzuan rreth 40 pemë në një rrugë dhe futën nën tokë dhjetëra makina.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërkujtohet kleriku martir Irine Banushi
Artikulli tjetërRama ndan pamje nga kodrat me ullinj në Trevllazër të Vlorës