Ballina Bota

RIGA – Dorëhiqet kryeministri letonez Edgars Rinkevics

RIGA, 17 gusht /ATSH-AA/ – Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, i paraqiti letrën e dorëheqjes presidentit Edgars Rinkevics.

Përmes një postimi në platformën e medias sociale X, e njohur më parë si Twitter, Karins njoftoi se ka lënë detyrën e tij.

Duke bërë të ditur se duhet të vazhdojnë punimet për të ardhmen e Letonisë, Karins u shprehu: “Sot u takova me presidentin Rinkevics dhe i paraqita atij letrën time të dorëheqjes në mënyrë që të formohet sa më parë një qeveri e re dhe e fuqishme e cila do të sigurojë një ndryshim kuptimplotë, mirëqenie dhe rritje ekonomike”.

Në një deklaratë të bërë më 14 gusht, Karins si arsye të dorëheqjes tregoi “Listën e Bashkuar” dhe “Aleancën Kombëtare” që janë partitë partnere të koalicionit.

Karins, lideri i Partisë Uniteti i Ri, njoftoi se partia e tij ka paraqitur kandidat për kryeministër Evika Silina.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Il Messaggero”: Shqipëria regjistron bumin turistik 2023
Artikulli tjetërPelegrinazhi në malin e Tomorit, policia plan masash për të lehtësuar qarkullimin e mjeteve