Ballina Flash

Parashikimi i motit, e enjte, 17 gusht 2023

TIRANE, 17 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se, për ditën e Enjte vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet malore të vendit. Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu sporadike dhe të dobta.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era intensive dhe shpejtësi 10-15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/35 Diell
Kukës 18/33 Diell re
Lezhë 19/35 Diell
Dibër 16/34 Diell re
Durrës 22/37 Diell
Tiranë 19/36 Diell
Elbasan 19/36 Diell
Berat 20/33 Diell
Vlorë 16/30 Diell
Korcë 17/36 Diell re
Gjirokastër 21/33 Diell
Sarandë 21/33 Diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak”Il Messaggero”: Të gjithë duan Shqipërinë, në plazh me 10 euro dhe darkë peshku me 20 euro
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/08/2023