Ballina Flash

Neymar përfundimisht tek Al Hilal

RIAD, 15 gusht /ATSH-AA/ – Neymar i është bashkuar klubit saudit Al Hilal nga Paris Saint-Germain.

“Unë jam këtu në Arabinë Saudite, unë jam HILALI”, u shpreh ylli 31-vjeçar në një video-mesazh në rrjetet sociale.

Kohëzgjatja dhe detajet financiare të marrëveshjes nuk u zbuluan.

Në një mesazh lamtumire, Nasser Al-Khelaifi, presidenti dhe shefi ekzekutiv i klubit Paris Saint-Germain, tha: “Është gjithmonë e vështirë t’i thuash lamtumirë një lojtari të mrekullueshëm si Neymar, një nga lojtarët më të mirë në botë”.

“Nuk do ta harroj kurrë ditën kur ai mbërriti në Paris Saint-Germain dhe çfarë ka kontribuar në klubin tonë dhe projektin tonë gjatë 6 viteve të fundit”, tha ai në faqen zyrtare të PSG-së.

Neymar ndihmoi PSG-në të arrinte finalen e parë të Ligës së Kampionëve të UEFA-s në vitin 2020. Ai gjithashtu ndihmoi Barcelonën të fitonte Ligën e Kampionëve në vitin 2015 dhe dy tituj të La Ligës spanjolle në 2015 dhe 2016.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Të paktën 35 të vdekur dhe 80 të plagosur nga shpërthimi në një pikë karburanti
Artikulli tjetërFluks i lartë udhëtarësh në Portin e Vlorës, mbi 10 mijë gjatë fundjavës