BARI, 12 gusht /ATSH/ – Në portin e Barit pothuajse çdo gjë është ezauruar. Të gjitha makinat presim të hipnin në dy tragetet në orën 13:00 për në Durrës të kompanive Adria dhe Ventouris Ferries. Në bord 3377 pasagjerë dhe 660 automjete, shkruan faqja e internetit norbaonline.it në një dokumentar të gazetares Anna De Feo.
Në bord do të jenë shqiptarë që kthehen në shtëpi pë pushime si dhe shumë italianë. Takojmë edhe disa abrucezë (banorë të provincës së Abrucos) dhe romanë.
”Këtë dimër vëzhgova që ka vende shumë të bukura me një det të mrekullueshëm”, thekson një turiste që ka vendosur të vizitojë vendin tonë.
”Kam shumë miq shqiptarë të cilët më kanë demostruar pamjet e Shqipërisë dhe vendosa të vij”, thekson një tjetë turiste italiane.
”Jam nga Salerno dhe jetoj në Shqipëri. Pushova pak në Itali. Kontrotendencë”, thekson një italian i cili punon dhe jeton në vendin tonë.
”Jam nga Hollanda. Vij në Shqipëri sepse është një vend shumë i bukur”, shton një turiste holandeze.
Mes pasagjerëve pa automjete vazhdohet me kontrolle nëpër dogana ku në radhë gjendet edhe një australian i cili xhiron në tërë botën.
”Jam nga Bari. Pulia tashmë u bë e paprekshme ekonomikisht. Dëshirojmë gjithashtu të zbulojmë vende të reja”, thekson një çift turistësh nga Bari.
”Për 10 ditë sa lekë do të shpenzoni?, pyet gazetarja De Feo.
”Për dy persona kemi parashikuar 1500 euro besoj”, shton turisti barez.
Gjithçka shkon në siguri të plotë falë forcave të rendit, policisë financiare kapitenerisë së portit.
Zgjerimet e terminaleve të cilat janë me 5 korsi ndihmojnë imbarkimin. Qysh prej vitit të kaluar gjendet një korsi për çdo traget.
Në fund të ditës në 4 tragete, dy të nisur mbrëmë e dy sot numërojnë 5 000 pasagjerë dhe 2 000 automjete. /os/













