Ballina Ekonomi

Krifca: Mbështesim vazhdimisht të rinjtë në bujqësi

TIRANË, 12 gusht/ ATSH/ Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca përmes një reagimi në rrjetet sociale ka kujtuar ditën ndërkombëtare të rinisë, ndërsa ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë për të rinjtë që merren me bujqësi.

Sipas saj, qeveria po ndjek politika për nxitjen e zhvillimit rural dhe afrimin e rinisë.

“Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me disa nga të rinjtë tanë. I mbështesim vazhdimisht të rinjtë në bujqësi me politikat tona për nxitjen e zhvillimit rural për afrimin e rinisë me fshatin dhe punën në bujqësi, blegtori, akuakulturë dhe agroturizëm. Bashkë për Bujqësinë! Bashkë për Shqipërinë”, shkruan Krifca.

Në postimin e saj janë disa të rinjë të angazhuar në bujqësi në fusha të ndryshme, si Elio Zaka nga Divjaka, Klemend Kojdheli nga  Llakatundi, Vlorë, apo Ambuela Mema nga Ndroqi i Tiranës.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZbulohet një mënyre të re me të cilën virusi pushton qelizat e AIDS
Artikulli tjetërOsmani takon ministrin Maqedonci, flasin për avancimin e FSK-së me standardet e NATO-s