Ballina Flash

Parashikimi i motit, 10 gusht 2023

TIRANË, 10 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash të ndrueshme përgjatë relieveve kodrinore-malore dhe kthjellime në pjesën e dytë të ditës.

Parashikohen reshje shiu në formë shtrëngatash në veri dhe zonat malore shoqëruar me shkarkesa elektrike nga mesdita deri në orët e drekës.  

Era do të fryjë me drejtim nga veri-veriperëndim me shpejtësi 1-8 m/s, ndërsa në bregdet kryesisht ate jugor fiton shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 18/30 Re shi diell
Kukës 14/26 Re  shi diell
Lezhë 21/29 Re  shi diell
Dibër 14/25 Re shi  diell
Durrës 21/31 Re diell
Tiranë 19/30 Re diell
Elbasan 20/30 Re  shi diell
Berat 17/31 Re diell
Vlorë 19/28 Re diell
Korçë 15/27 Re  shi diell
Gjirokastër 14/31 Re diell
Sarandë 19/30 Re diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKOMENT – Shpallet lëvizja e rezistencës në Niger pas grushtit të shtetit
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/08/2023