Ballina Aktualitet

Lehtësohen procedurat për vizë turistike në Arabinë Saudite

TIRANË, 8 gusht  /ATSH/ Lehtësohen procedurat për marrjen e vizës turistike nga qytetarët shqiptarë që duan të vizitojnë Arabinë Saudite.

Lajmin e mirë e ka dhënë Ministria për Evropën dhe Punët e jashtme, që thekson se, tani, të gjithë qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të vizitojnë Arabinë Saudite për arsye turistike, mund të aplikojnë për një vizë elektronike ose vizë me mbërritjen në një nga pikat hyrëse të Arabisë Saudite.

Tashmë, Shqipëria është përfshirë në listën e vendeve në Grupin A, bën të ditur MEPJ.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD dorëzon në SPAK dosjen për kullën “Mali i Tiranës”, Basha: Mbështetje pa kushte drejtësisë
Artikulli tjetër“Plazh i lirë”, sekuestrohen 106 shezlongë dhe 123 çadra në Durrës e Sarandë