Ballina Bota

PEKIN – Wang dhe Lavrov diskutojnë luftën në Ukrainë

PEKIN, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij kinez Wang Yi, ku diskutuan disa “tema të nxehta”, njoftoi sot ministria në Moskë.

Ministria e Jashtme ruse tha se dy diplomatët e lartë diskutuan gjithashtu krizën ukrainase.

Telefonata mes dy diplomatëve erdhi pas samitit të Ukrainës në Arabinë Saudite fundjavën e kaluar, në të cilin Rusia nuk ishte ftuar Rusia, por aleati i Moskës, Kina.

Rusia, e cila aktualisht ka pushtuar rreth 20% të territorit të Ukrainës, e kishte kritikuar samitin.

“Takime të tilla pa pjesëmarrjen e Moskës nuk do të kishin vlerën më të vogël”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Në takimin dyditor në Arabinë Saudite, përfaqësues nga rreth 40 shtete, përfshirë Ukrainën, diskutuan zgjidhjet e mundshme të paqes për luftën në shkallë të plotë të Rusisë në Ukrainë, e cila ka vazhduar për më shumë se 17 muaj.

Pjesëmarrja e Kinës, e cila konsiderohet si një nga aleatët më të mëdhenj të Rusisë, u konsiderua një sukses nga diplomatët.//a.i/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTOKIO – Japonia i bën thirrje Iranit të mos furnizojë Rusinë me armë
Artikulli tjetërKINEMA – Vdes në moshën 87-vjeçare William Friedkin