Ballina Aktualitet

Pampuri: Tirana vijon të humbasë identitetin

TIRANË, 7 gusht /ATSH/ Deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri u shpreh sot se, “Tirana vijon të humbasë identitetin, për shkak të interesave të ngushta të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, atyre që u pasuruan duke e mbajtur në pushtet”.

“Kryeqyteti që nuk i ka mbetur më asgjë nga historia e tij, e nuk ka mbetur më asgjë nga fëmijëria jonë, pasi ata që ulërasin nga mëngjesi deri në darkë duke bërë herë viktimën, herë të fortin, herë shpifësin e herë shantazhuesin e kanë përdorur çdo cep të Tiranës si qokë, për të mbijetuar sa më gjatë në pushtet dhe në politikë”, shkroi Pampuri në një postim në rrjetet sociale.

“Drejtësia, SPAK të hetojnë, e të nxjerrin të vërteta, të paktën me fakte të ndriçohet mendja e ndokujt që mendon që kjo klasë politikanësh të korruptuar mendokërka për Shqipërinë, shqiptarët dhe të ardhmen e këtij vendi. Lojërave u ka dalë boja”, përfundoi Pamupuri.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakABUJA – Grushti i shteti në Nigeri: junta ushtarake mbyll hapësirën ajrore
Artikulli tjetërMusk: Përballjen në kafaz me Zuckerberg-un do ta transmetojmë në platformën X