Ballina Bota

METEO – Stuhia ”Petar” godet Greqinë

ATHINË, 4 gusht /ATSH-ANA/ – Stuhia ”Petar” do të sjellë shi dhe rrebeshe në Greqinë Perëndimore dhe Veriore.

”Parashikohet një interval moti i lagësht dhe i stuhishëm në pjesë të Greqisë Perëndimore dhe Veriore mes pasdites së të shtunës dhe ditës së dielë, pas mbërritjes së stuhisë  ‘Petar’ në brigjet e Greqisë”, paralajmëroi Shërbimi Meteorologjik Kombëtar grek.

Kjo do të sjellë reshje të dendura shiu dhe stuhi me rrufe dhe breshër duke prekur detin Jon, kryesisht Korfuzin dhe Paksosin duke u përhapur më vonë në perëndim dhe Greqinë Qendrore.

Nga mbrëmja vonë e së dielës do të prekë edhe Peloponezin Veriperëndimor dhe në perëndim dhe në veri të Thesalisë./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Avancojnë punimet në dy lote të rrugës Qukës-Qafë Plloçë
Artikulli tjetërBeci: Nis pastrimi i kanalit të Jubanit, parandalim përmbytjeve