Ballina Flash

Parashikimi i motit, 2 gusht 2023

TIRANË, 2 gusht/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura kryesisht në veri dhe në qendër përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në mesditë do të kemi prezente reshje të dobta shiu në mënyrë të izoluar në majat e maleve në veri dhe lokalisht në perëndim të vendit.  Më pas gjatë orëve të mesditës mot i kthjellët.

Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim – Juglindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi deri 12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 24/35 Diell re shi
Kukës 19/29 Diell re shi
Lezhë 26/33 Diell re shi
Dibër 17/30 Diell re
Durrës 24/35 Diell re
Tiranë 25/34 Diell re
Elbasan 24/36 Diell re
Berat 22/33 Diell re
Vlorë 23/31 Diell re
Korcë 19/27 Diell re
Gjirokastër 19/35 Diell re
Sarandë 22/33 Diell re

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak​Kurti: Zvicra ka luajtur rol vendimtar në rrugëtimin tonë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 02/8/2023