Ballina Flash

Peshëngritje, Ertjan Kofsha shpallet kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes

TIRANË, 31 korrik /ATSH/ Ertjan Kofsha u shpall kampion i Europës për të rinj në stilin e shkëputjes në kampionatin që po zhvillohet në Rumani.

Peshëngritësi 18-vjeçar ishte më i miri në këtë stil duke ngritur 153 kilogramë në provën më të mirë për peshën deri 89 kilogramë.

Ertjani më pas u rendit i treti në shtytje me 184 kilogramë dhe dygarësh me 337 kilogramë në total, duke marrë 2 medalje bronzi. Ai kaloi me sukses të gjitha provat. Ertjan Kofsha edhe më herët ka patur sukses në kampionatet e moshave, ku ka marrë medalje.

Në Europianin e të rinjve që po mbahet në Bukuresht paraqitje të mirë patën edhe Enkileda Carja e Samoel Rasa, të cilët u përfshinë mes më të mirëve në garën e tyre.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKIEV – Ukraina e vlerëson si të suksesshme ofensivën kundër forcave ruse
Artikulli tjetërMOSKE- Peskov: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do ta përkeqësonin situatën