Ballina Flash

Beci: Angazhim i bashkisë në ndihmë të të gjithë shtresave në nevojë

TIRANE, 30 korrik/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, pati një takim me drejtuesin e shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të Shkodrës, Saimir Beqiri.
Gjithëpërfshirja si të barabartë në shoqëri dhe zgjidhja e problematikave me të cilat përballen personat me aftësi të kufizuara ishin në fokus të diskutimit.
Kryebashkiaku Beci, tha se do të jetë i vazhdueshëm kujdesi dhe angazhimi i Bashkisë në ndihmë të të gjitha shtresave në nevojë, me prioritet përmirësimin e kushteve të jetesës.
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdezi zjarr me tymuesen e bletëve, në pranga autori në Gjirokastër
Artikulli tjetërKushi: Për herë të parë, shkollë verore për nxënësit dhe mësuesit e diasporës