Ballina Flash

Parashikimi i motit, 28 korrik 2023

TIRANË, 28 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme falë masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-juglindje  me shpejtësi mesatare deri 8 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të jetë relativisht intensive me shpejtësi deri 14 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 19/33 Diell
Kukës 16/30 Diell
Lezhë 18/33 Diell
Dibër 15/30 Diell
Durrës 20/33 Diell
Tiranë 21/34 Diell
Elbasan 18/35 Diell
Berat 17/36 Diell
Vlorë 19/33 Diell
Korçë 15/29 Diell
Gjirokastër 16/34 Diell
Sarandë 17/31 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Tirana” afër surprizës në Turqi, “Beshiktash” fiton 3-1 në shtesë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/7/2023