Ballina Ekonomi

Forcohen ndjeshëm valutat, në raport me lekun

TIRANË, 28 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten monedhat e huaja forcuan ndjeshëm pozitat në raport me lekun.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u forcua me 2.32 lekë dhe këmbehet me 96.55 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën e 105.85 lekëve, ose 0.98 lekë më shumë se ditën e enjte.
Me 1.43 lekë, pozitat i ka forcuar edhe paundi britanik. Monedha britanike këmbehet me 123.72 lekë, ndërsa franga zvicerane u mbiçmua me 0.79 lekë dhe këmbehet me 110.82 lekë.
Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 96.55 +2.32
Euro EUR 105.85 +0.98
Poundi Britanik GBP 123.72 +1.43
Franga Zvicerane CHF 110.82 +0.79
Jeni Japonez (100) JPY 69.18 +1.94
Dollari Australian AUD 64.21 +0.10
Dollari Kanadez CAD 72.99 +1.41
Korona Suedeze SEK 9.15 +0.02
Korona Norvegjeze NOK 9.48 +0.06
Korona Daneze DKK 14.20 +0.12
SDR SDR 130.24 +3.37
Ari (OZ 1) XAU 188339.12 +2,211.99
Argjendi (OZ 1) XAG 2334.73 -19.57
Juani Kinez (onshore) CNY 13.49 +0.30
Juani Kinez (offshore) CNH 13.48 +0.29
Lira Turke TRY 3.61 +0.11

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
Artikulli tjetërNjësitë e Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në terren, ofruan shërbim për 5 mijë qytetarë