Ballina Flash

Kosova kandidate serioze për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

TIRANË, 28 korrik/ATSH/ Ministri i Kulturës, Rinisë e Sportit, Hajrulla Çeku, komunikoi përmes rrjeteve sociale se, po punohet me përkushtim të plotë që në Kosovë të organizohet një prej ngjarjeve më të mëdha sportive në botë, Lojrat Mesdhetare.
Programi i Lojërave Mesdhetare përmban 24 sporte dhe pjesëmarrje të rreth 5000 sportistëve.

“Tashmë jemi një hap para. Sot në vendin tonë filloi vizitën Komisioni Vlerësues i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, kryesuar nga presidenti Julian Pace Bonello dhe shoqeruar nga sekretari i përgjithshëm i ICMG-së, Iakovos Filippousis”, shkruan ministri Çeku.

Pritet që komisioni të bëjë vlerësim të gjendjes ndërsa autoritetet zhvillojnë takime me zyrtarë të nivelit të lartë institucional për ta konfirmuar mbështetjen e tyre për Lojërat Mesdhetare.

Por çfarë përfiton Kosova me organizimin e Lojërave Mesdhetare? Ministri Çeku në postimin e tij ka renditur një sërë pikash pozitive si vijojnë:
∙ Konsolidim të imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare
∙ Përforcim të përkatësisë dhe identitetit shtetëror
∙ Infrastrukturë fizike të modernizuar
∙ Ekonomi të ringjallur përmes krijimit të vendeve të reja të punës dhe zhvillimit të turizimit sportiv
∙ Fuqizim të rezultateve sportive dhe zhvillim të qëndrueshëm të sportit në vend.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Borxhi britanik më i lartë se rritja ekonomike, për herë të parë që nga 1961
Artikulli tjetërForcohen ndjeshëm valutat, në raport me lekun