PRAGE, 21 korrik /ATSH-DPA/ – Republika Çeke planifikon të prokurojë 77 tanke ”Leopard” në versionin modern 2A8 nga Gjermania, njoftoi ministrja çeke e Mbrojtjes Jana Černochová gjatë një vizite të homologut të saj gjerman Boris Pistorius në Pragë.
”Ky ishte një hap shumë i mirë dhe shumë i rëndësishëm. Ne jemi shumë të kënaqur me të sepse rrit ndërveprueshmërinë, aftësinë për të punuar së bashku”, vuri në dukje Pistorius.
Një marrëveshje e parë kornizë tashmë është nënshkruar, tha ai, duke vënë në dukje se ”edhe shtetet e tjera mund të bashkohen”.
Republika Çeke konsiderohet një mbështetëse e vendosur e Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.
Duke komentuar shqetësimet aktuale në Poloninë fqinje për transferimin e mercenarëve rusë të Wagner në Bjellorusi, Pistorius tha: “Aty ku miqtë tanë polakë kanë nevojë për mbështetje, nëse më e keqja vjen më e keqja, ata do ta marrin atë”.
Republika Çeke ka marrë tashmë të parin nga 14 tanket ”Leopard” në versionin e vjetër 2A4 nga Gjermania, si pjesë e një marrëveshjeje të njohur si një shkëmbim rrethor në të cilin Berlini nuk dërgon pajisje të rënda direkt në Ukrainë, por zëvendëson pajisjet e vjetra të dërguara nga aleatët. /os/













