Ballina Flash

F1 – Hungaria, stacioni i radhës

BUDAPEST, 21 korrik /ATSH-AA/ – Hungaria do të presë garën e 12-të të sezonit në Kampionatin Botëror në Formula 1.

Xhirot për renditjen në Çmimin e Madh të Hungarisë do të fillojnë nesër në orën 16:00 në pistën Hungaroring e gjatë 4,38 kilometra në kryeqytetin Budapest.

Gara prej 70 xhirosh do të zhvillohet të dielën më 23 korrik në orën 15:00.

Deri më tani Max Verstappen nga Red Bull ka fituar tetë gara ndërsa shoku i tij i skuadrës, Sergio Perez, dy gara. Etapa e 6-të e sezonit, Çmimi i Madh i Emilia Romagna në Itali u anulua për shkak të fatkeqësisë së përmbytjeve.

Pesë vendet e para të klasifikimit të pilotëve dhe ekipeve janë si më poshtë:

 

Klasifikimi i pilotëve

1. Max Verstappen (Holandë): 255 pikë

2. Sergio Perez (Meksikë): 156

3. Fernando Alonso (Spanjë): 137

4. Lewis Hamilton (Britani e Madhe): 121

5. Carlos Sainz (Spanjë): 83

Ekipet

1. Red Bull: 411

2. Mercedes: 203

3. Aston Martin: 181

4. Ferrari: 157

5. McLaren: 59    /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPërfundimi i sesionit parlamentar, Spiropali: U munduam të jemi të kthjellët përballë çartallosjes
Artikulli tjetërPeleshi: Helikopteri Cougar në ndihmë të forcave të qarkut Fier për shuarjen e flakëve në Peshtan