Ballina Flash

Parashikimi i motit, 20 korrik 2023

TIRANË, 20 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe temperatura të larta për shkak të të nxehtit afrikan.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me përjashtim të vranësirave të pakta kalimtare në relievet e larta malore në orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-6m/s Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 26/39 Diell
Kukës 22/37 Diell
Lezhë 26/38 Diell
Dibër 20/38 Diell
Durrës 24/40 Diell
Tiranë 27/41 Diell
Elbasan 25/42 Diell
Berat 22/41 Diell
Vlorë 25/39 Diell
Korcë 20/35 Diell
Gjirokastër 20/40 Diell
Sarandë 23/38 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAtentati në Lezhë, drejtori i policisë vendore të Lezhës: Dyshojmë për hakmarrje
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 20/7/2023