Ballina Flash

Kurti: BE të ndjekë shembullin e SHBA-së për sanksionimin e Vulinit

PRISHTINË, 14 korrik/ATSH/- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kërkoi sot që edhe Bashkimi Evropian të ndjekë shembullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin.

Kurti u shpreh se rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Sipas Kurtit, komuniteti ndërkombëtar duhet ta ndjekë vendimin e SHBA-së.

Ai bashkangjiti një thirrje të Grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian S&D, i cili ka shkruar se mbështet vendimin e SHBA-së për futjen e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin në listën e sanksioneve, si dhe i ka bërë thirrje BE-së që ta ndjekë shembullin e SHBA-së.

Drejtori i Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin është futur të martën (11 korrik) në listën e sanksioneve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës./KosovaPress

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtare, mbrojtësi i kombëtares firmos me “Ascolin”
Artikulli tjetërDAMASK – Siria lejon rifillimin e dërgesave të ndihmave të OKB-së nga kufiri me Turqinë