TIRANË, 13 korrik /ATSH/ Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas votimit nga Parlamenti me 75 vota pro të Dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla deklaron se, do të bëj gjithçka të mos zhgënjej askënd në kryerjen me sukses të detyrës së Ministrit të Brendshëm në Qeverinë e Kryeministrit Edi Rama.
Gjithashtu Balla shkruan se, do t’i shërbejë me përulje çdo qytetari të Shqipërisë.
“Do mundohem t’i zhgënjej pozitivisht dhe ata që nuk më votuan sot në Kuvendin e Shqipërisë”, thekson Balla.






















