Ballina Aktualitet

Java e Kulturës së Malit të Zi, Rama: Bëhuni pjesë e atmosferës festive!

TIRANË, 10 Korrik/ATSH/ Nisi java e kulturës së Malit të Zi. Një javë e mbushur me aktivitete kulturore, filma me autor malazez, koncerte e festa, të cilat kanë si qëllim që qytetarët shqiptarë të prekin nga afër vlerat kulturore, artistike e jo vetëm të vendit fqinjë, Malit të zi.

Kryeministri Edi Rama, duke postuar foto nga parada tradicionale “Mažoretknija”, fton qytetarët të njihen me kalendarin e aktiviteteve të javës kulturore të Malit të Zi, me qëllim që të shijojnë atmosferën festive.

“Shqipëria mikpret Malin e Zi. Ka nisur sot me paradën “Mažoretknija”, Java Kulturore e Malit të Zi, duke përcjellë atmosferën e festës. Shfletoni programin e kësaj jave për të ndjekur eventet në vijim”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Sipas programit të publikuar, mësohet se java e kulturës së Malit të zi e cila nisi sot me paradën tradicionale “Mažoretknija”, do të ketë dhe ekspozita të kostumeve popullore të vendit fqinjë. Ekspozita të libra të shkrimtarëve të njohur malazezë; shfaqjen e dy filmave të prodhuar në Malin e zi dhe në fund, java e Malit të Zi do të mbyllet me koncertin e kuartetit të harqeve të Orkestrës Simfonike të Malit të Zi.

Java e kulturës së Malit të Zi, nisi sot dhe përfundon më 14 korrik 2023.

Në galerinë e fotove do të gjeni dhe programin e plotë të javës Kulturore të Malit të Zi.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMegaoperacioni “Imazhi”, 1779 bimë narkotike të asgjësuara
Artikulli tjetërKINË – Gjashtë të vdekur pas sulmit me thikë në një kopsht fëmijësh