Ballina Flash

Parashikimi i motit, 7 korrik 2023

TIRANË, 7 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës dhe pasdites.

Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët.

Në mënyrë tepër të izoluar këto reshje në relievet e larta malore do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina dhe kryesisht ne bregdetin jugor dhe lugina era në mesditë fiton shpejtësi dhe me rrahje 10-14 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/33 Diell
Kukës 16/30 Diell re shi
Lezhë 20/32 Diell
Dibër 14/30 Diell re shi
Durrës 22/34 Diell
Tiranë 21/33 Diell
Elbasan 19/34 Diell re shi
Berat 19/34 Diell re
Vlorë 20/33 Diell
Korçë 13/27 Diell re shi
Gjirokastër 15/33 Diell re
Sarandë 19/32 Diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Plani franko-gjerman, njohje ‘de facto’ e Kosovës, por Kurti po largohet nga tavolina
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/7/2023