Ballina Flash

”Threads” është shkarkuar 30 milionë herë në vetëm pak orë

NJU JORK, 6 korrik /ATSH–ANSA/ – Në vetëm pak orë, 30 milionë përdorues kanë shkarkuar aplikacionin e ri Threads, të prezantuar sot nga Meta si një alternativë ndaj Twitter.

Dhe mes tyre janë edhe Oprah Winfrey, Dalai Lama, së bashku me të famshmet si Shakira, Kim Kardashian, Will Smith dhe Jennifer Lopez.

“Nëse do të hapim një profil në platformën e re do ta shpallim”, theksoi edhe zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë  Andrew Bates.

Meta, gjiganti që zotëron Facebook dhe Instagram, ka vënë në funksionim Threads, rivalin e Twitter-it.

Ky është kërcënimi më i madh për platformën në pronësi të Elon Musk.

“Le ta bëjmë. Mirë se vini në Threads!”, shkroi CEO i Meta dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg në postimin e tij të parë për platformën e re.

Pesë milionë abonentë vetëm në katër orët e para pas vënies në funksion.

Vetë Zuckerberg i zbuloi të dhënat.

“Sapo kaluam pesë milionë regjistrime në katër orët e para”, shkruan kreu i Metës në llogarinë e tij zyrtare në Threads.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Anulimi i mbledhjes së dy qeverive nuk ka ardhur si rezultat i masave të BE
Artikulli tjetërKuvendi miratoi 4 projektligje dhe 9 projektrezoluta