Ballina Flash

Parashikimi i motit, 4 korrik 2023

TIRANË, 4 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime dhe  alternime vranësirash deri të dendura nga orët e mesditës deri ato të pasdites në relievet kodrinore – malore.

Në relievet kodrinore – malore të vendit nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë, parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Në periudha afatshkurtra reshjet do të jenë në formën e rrebesheve dhe shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare deri 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era në mesdite fiton shpejtësi 6-8m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 0-1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 21/33 Diell re
Kukës 19/31 Diell re shi
Lezhë 22/32 Diell
Dibër 17/31 Diell re shi
Durrës 23/33 Diell
Tiranë 23/34 Diell re
Elbasan 21/34 Diell re shi
Berat 20/33 Diell re
Vlorë 22/32 Diell
Korçë 17/29 Diell re shi
Gjirokastër 18/34 Diell re shi
Sarandë 20/32 Diell

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKina shtrëngon eksportin e dy elementëve të rrallë të çipave
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 04/7/2023