Ballina Flash

Clinton përmbyll vizitën në Shqipëri: Ishte e gjitha e jashtëzakonshme

TIRANË, 4 korrik/ATSH/ Presidenti i 42-të i SHBA-së, Bill Clinton përmbylli sot vizitën e tij dyditore në Shqipëri.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga përcjellja e Presidentit Clinton në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, ndërsa solli në vëmendje edhe përshtypjet e Clinton për Shqipërinë.

“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju-Jorkut është West Albania” është shprehur Bill Clinton.

Presidenti i 42 i SHBA-së, Bill Clinton vizitoi dje për herë të parë Shqipërinë.

Në nder të tij u zhvillua në 3 korrik një ceremoni pritjeje në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë Kryeministrisë në Tiranë ku ishin të pranishëm edhe qytetarë të shumtë.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakIZRAEL – 10 të vdekur që nga fillimi i operacionit ushtarak
Artikulli tjetërKrifca: Laboratori “Food4Health”, mbështetje fermerëve e prodhuesve të vegjël e të mesëm