Ballina Aktualitet

Lezhë, asgjësohen 654 bimë kanabis

TIRANË, 30 qershor /ATSH/ Drejtoria Vendore e Policisë së Lezhës ka vijuar  kontrollet antikanabis, duke finalizuar fazën e 21-të të megaoperacionit “Imazhi”.

Në kuadër të këtij operacioni janë asgjësuar nëpërmjet djegies, 654 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në 2 fshatra, në Mirditë dhe në Lezhë.

Policia e Shtetit njoftoi sot se, si rezultat i kontrolleve të pandërprera në zona të thella malore të qarkut, për të parandaluar dhe për të goditur tentativat për të kultivuar bimë narkotike, Policia e Lezhës ka finalizuar fazën e 21-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Imazhi”, në kuadër të së cilës: në një kodrinë në fshatin Kaçinar, Mirditë, u gjetën të kultivuara 534 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa; në fshatin Buten, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 120 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Këto bimë, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Vijojnë veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAnsambli Popullor dhe Ansambli i Kosovës “Shota”, së bashku në Gjirokastër
Artikulli tjetërOperacioni “Bjeshkët e Nemuna” në Kukës, asgjësohen 297 bimë kanabis