Ballina Aktualitet

Shkodër, ndëshkohen 466 drejtues mjetesh

TIRANË, 26 qershor /ATSH/ 466 drejtues mjetesh janë ndëshkuar nga policia Rrugore e Shkodrës, gjatë javës që lamë pas, për shkelje të ndryshme të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Shkodrës ka intensifikuar monitorimin e akseve të qarkut dhe atyre lidhëse, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit turistik.

Monitorimi është kryer duke përdorur mjetet inteligjente që ka në dispozicion Policia Rrugore e Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë një jave janë proceduar në gjendje të lirë 2 drejtues mjetesh, për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt”.

53 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për parakalim të gabuar;

25 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

53 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

2 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

333 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për pushim të mjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore.

Policia e Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakINSTAT: Prodhimi i pemëve frutore u rrit me 2.86 % në 2022
Artikulli tjetërZoo Park Tirana, Veliaj fton fëmijët të bëhen pjesë e “Show-t të robotëve”