Ballina Aktualitet

KQZ jep mandatet për kryetarët e 3 bashkive

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve vendosi sot shpërndarjen e mandateve ndërmjet subjekteve zgjedhore për këshillat e bashkive Elbasan dhe Kamzë.

Gjithashtu, Komisioneri i dha mandatin kryetarit të bashkisë Belsh, Arif Tafani, si dhe kryetarit të bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, të propozuar nga Partia Socialiste.

Po ashtu në mbledhjen e sotme Komisioneri i dha mandatin edhe kryetarit të bashkisë Kamzë, Rakip Suli, propozuar nga Partia Socialiste.

Ndërkohë vendimmarrja për caktimin e datës për përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë Rrogozhinë u shty deri në përfundimin e shqyrtimit të kërkesave ankimore nga Kolegji Zgjedhor.

/m.m/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNxehtësia e tepërt dëmton kujtesën dhe aftësinë e arsyetimit
Artikulli tjetërNdreu betohet si kryetar i bashkisë Lezhë: Bashkëpunim përtej siglave partiake