Ballina Bota

FOKUS – Moska shpall gjendjen e jashtëzakonshme kundër terrorizmit

MOSKË, 24 qershor /ATSH-DPA/ – Autoritetet në kryeqytetin rus, Moskë dhe zonën përreth kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme kundër terrorizmit në sfondin e kryengritjes së armatosur të liderit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin.

“Për të parandaluar sulmet e mundshme terroriste në qytet dhe rajonin e Moskës, është krijuar një regjim i operacioneve kundër terrorizmit”, njoftoi Komiteti Kombëtar i Antiterrorizmit i Rusisë sot në mëngjes.

Në Moskë janë forcuar masat e sigurisë.

Rajoni Voronezh në Rusinë jugperëndimore, i cili kufizohet me Ukrainën, shpalli gjithashtu gjendjen e jashtëzakonshme.

Gjendja e jashtëzakonshme kundër terrorizmit u lejon autoriteteve ruse të rrisin kontrollet dhe të kryejnë lehtësisht arrestimin e qytetarëve.

Thirrjet telefonike gjithashtu mund të përgjohen më shpesh.

Megjithatë, fillimisht ishte e paqartë se çfarë masash konkrete do të merreshin në Moskë dhe Voronezh.

Sot në mëngjes, kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin njoftoi se do të ndërmerreshin masa anti-terroriste.

Në metropolin me më shumë se 13 milionë banorë, janë vendosur kontrollet e trafikut në rrugë. //a.i/

​

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Gjermania furnizon Ukrainën me 45 tanke të tjera “Gepard”
Artikulli tjetërOperacioni “Territor i pastër” në Krujë, asgjësohen 362 bimë kanabis