Ballina Bota

LONDËR – Von der Leyen: Pa dyshim që Ukraina do t’i bashkohet BE-së

LONDËR, 22 qershor /ATSH-DPA/ – Nuk ka dyshim se Ukraina një ditë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursala von der Leyen në konferencën për rindërtimin e Ukrainës, në Londër.

“Ukrainasit na thonë se kur imagjinojnë të ardhmen e tyre, ata shohin flamurin e Evropës që fluturon mbi qytetet e tyre. Nuk kam asnjë dyshim se Ukraina do të jetë pjesë e bashkimit tonë”, tha von der Leyen.

Ajo gjithashtu tha se Kievi ka përshpejtuar axhendën e tij të reformave me vendosmëri mbresëlënëse.

Ministrja e Jashtme gjermane,Annalena Baerbock tha se rindërtimi i Ukrainës duhet të lidhet më ngushtë me procesin e pranimit në BE.

“Mbi të gjitha, në një afat të gjatë ne duam të ndihmojmë në krijimin e bazave për një ekonomi të lulëzuar të Ukrainës, e përshtatshme për të ardhmen nëpërmjet procesit të pranimit në BE”, tha Baerbock. //a.i/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/6/2023
Artikulli tjetërBorrell: Kam thirrur në takim urgjent Kurtin dhe Vuçiçin