PARIS, 21 qershor /ATSH-DPA/ – Disa njerëz u plagosën rëndë dhe të tjerë pësuan lëndime të lehta në një shpërthim gazi në qendër të Parisit, sipas kryeministres Élisabeth Borne.
”Është e paqartë se sa njerëz u plagosën, pasi zjarri u përhap në ndërtesat aty pranë”, theksoi ajo.
Mediat që citojnë policinë thonë se 16 persona janë plagosur. Viktimat e tjera mund të mbeten ende nën rrënoja.
”Gjithsej 230 zjarrfikës janë vendosur në vendngjarje. Është ngritur një qendër krizash, tha kryebashkiaku i Parisit Anne Hidalgo. /os/













