Ballina Bota

BULLGARI – Radev shkarkon kryeprokurorin Geshev

SOFJE, 16 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti bullgar Rumen Radev ka shkarkuar prokurorin e përgjithshëm të vendit, Ivan Geshev, njoftoi zyra e Radev.

Këshilli i Lartë Gjyqësor i Bullgarisë rekomandoi shkarkimin e Geshev me arsyetimin se ai ”minoi prestigjin e gjyqësorit të vendit nëpërmjet komenteve të tij nënçmuese ndaj politikanëve”.

Geshev i quajti anëtarët e parlamentit “plehra politike”.

Geschev, i cili mori detyrën në nëntor 2019 në fillimin e një mandati shtatëvjeçar, ka qenë në qendër të një polemike mbi akuzat se ai vonoi ose shtypi hetimet ndaj oligarkëve që ishin sanksionuar nga SHBA dhe BM.

Shkarkimi i tij u bë i mundur nga masat reformuese të miratuara nga qeveria e re pro perëndimore në fund të muajit të kaluar. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjakova lufton për medaljen e artë në Grand Slam të Kazakistanit
Artikulli tjetërAtelieri i Multimedias çel në FAB ekspozitën e studentëve “8 h, 59 m, 27 s”